HomeAktualitetDosja X

Dosja e AKSHI-t! Gjykata e Lartë rrëzon “dumanët”: Ish-drejtoreshës Karçanaj i hiqet arresti shtëpiak, vetëm masë detyrim paraqitjeje

Dosja e AKSHI-t! Gjykata e Lartë rrëzon “dumanët”: Ish-drejtoreshës Karçanaj i hiqet arresti shtëpiak, vetëm masë detyrim paraqitjeje

Gjykata e Lartë ka hequr masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nën hetim nga SPAK për dyshime për shkelje të barazisë në tenderëa.

Gjykata e Lartë e ndryshoi masën nga arresti shtëpiak në atë të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit. Me masën e re Karçanaj do duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, si edhe masën ndalim për të dalë jashtë shtetit për administratorin e një kompanie private, Gëzim Hoxha.

Vendimi i Gjykatës së Lartë

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj.

a. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

b. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me ekzekutimin e këtij vendimi.