Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së anijes së pasagjerëve Express pranë brigjeve të Kyrenias, në Territoret e Pushtuara të Qipros.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, vetëm pak kohë pasi anija, në pronësi të kompanisë Filo Jet, ishte nisur nga porti i qytetit. Sipas raportimeve, incidenti u regjistrua rreth tre milje larg Kyrenias, ndërsa në bord ndodheshin 267 persona.
Deri tani, 159 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në det, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe dallgëve të forta.
Në vendngjarje janë angazhuar anije, helikopterë dhe mjete të tjera të shpëtimit. Personat e nxjerrë nga deti janë transportuar me ambulanca drejt spitaleve për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Republika e Qipros ka deklaruar gatishmërinë për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj në rast nevoje.
Sipas raportimeve, Qendra e Përbashkët e Koordinimit të Shpëtimit (JRC) ka kontaktuar UNFICYP-in për t’i përcjellë palës turko-qipriote ofertën për ndihmë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë të hetojnë rrethanat e përmbysjes së anijes dhe shkaqet që çuan në tragjedinë detare.
KKTC'den Mersin'in Taşucu Limanı'na sefer yapan bir yolcu gemisi, Girne'nin 4 mil açığında alabora oldu.
267 kişinin bulunduğu gemidekileri kurtarmak için tüm ekipler seferber edildi. pic.twitter.com/g14f6kGdCf
— Sabah (@sabah) August 30, 2026

