VIDEO/ Turisti bie në humnerë në Shalë, ndërhynë helikopteri për nxjerrjen e tij

VIDEO/ Turisti bie në humnerë në Shalë, ndërhynë helikopteri për nxjerrjen e tij

Një turist ka rënë në një humnerë në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë. Pas marrjes së njoftimit, ekipet e emergjencës kanë nisur operacionin e shpëtimit.

Për nxjerrjen e turistit nga terreni i vështirë është përdorur një arganë, e cila është transportuar në zonë me helikopter.

Pas nxjerrjes nga humnera, turisti është marrë nga ekipet e shpëtimit dhe po transportohet me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Operacioni i shpëtimit vijon në kushte të vështira për shkak të terrenit malor.