Eric Trump, djali i Presidentit amerikan Donald Trump, ka prezantuar një version të posaçëm të pasaportës amerikane, ku në pjesën e brendshme shfaqet portreti i babait të tij, Presidentit Donald Trump.
E quajtur “Patriot Passport”, pasaporta përkujtimore është krijuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për të shënuar 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.
Në pjesën e brendshme të kopertinës ndodhet portreti i Donald Trump, i shoqëruar nga teksti i Deklaratës së Pavarësisë, flamuri amerikan dhe firma e Presidentit.
Seria është e kufizuar në 250 mijë pasaporta dhe ka të njëjtat elemente sigurie si pasaporta e zakonshme amerikane.


