VIDEO/ Berisha pritet me protesta në New Jersey! Qytetarët thirrje në kor: Rama në burg, Berisha në burg! Berisha i sfidon me dy gishta lartë

VIDEO/ Berisha pritet me protesta në New Jersey! Qytetarët thirrje në kor: Rama në burg, Berisha në burg! Berisha i sfidon me dy gishta lartë

Kryedemokrati Sali Berisha është pritur me protesta në New Jersey, ku po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa protestues i kanë zënë pritë Berishës dhe zyrtarëve të PD-së që e shoqëronin, me thirrjet ‘doktori i Enver Hoxhës’.

Protestuesit kanë kërkuar përmes megafonit dhe thirrjeve në kor arrestimin e Berishës, të cilin e akuzojnë për shitjen e Shqipërisë.

Ndërkohë kryedemokrati i kapur në befasi, duke menduar se kishte arritur ta shmangte protestën, duke ndërruar vendin e takimit në një Fast food, ndryshe nga njoftimni i bërë nga organizatorët tropojanë, i ka përshëndetur me 2 gishta protestuesit, një shenjë që është marrë nga ata si provokim dhe ka çuar në shpeshtimin e thirrjeve “Berisha n’burg”.