VIDEO/ Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi udhëtimi i një motoristi rumun në Shqipëri

VIDEO/ Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi udhëtimi i një motoristi rumun në Shqipëri

Në faqen e tij “Bee Adventurous Vlog”, ai ka publikuar videon e një momenti të rrezikshëm në rrugën drejt Thethit, ku shihet teksa i shpëton një përplasje ballore me një makinë që vendosi të parakalojë në kthesë.

Por pavarësisht gjithçkaje dhe ditës që i shkoi keq, ai thotë se mbeti i mahnitur nga Parku Kombëtar i Thethit, të cilin e cilëson si një nga peizazhet më të jashtëzakonshme dhe më të egra që ka parë në Shqipëri.

https://www.facebook.com/share/r/1AovWeoKZH/

Ja dënimi qesharak nga policia me qesharake!

Policia njoftoi se ka arritur të identifikojë drejtuesin, shtetasin V. B., banues në Malësi të Madhe.

Në përfundim të veprimeve, ndaj tij është vendosur masë administrative prej 6 mijë lekësh, për shkeljen e parashikuar në nenin 141, pika 10, të Kodit Rrugor.

Përveç gjobës, drejtuesit i është pezulluar leja e drejtimit për gjashtë muaj, ndërsa i janë zbritur edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.