Kryeministri Edi Rama tha se investimet që pritet të realizohen në Sazan e Zvërnec të Vlorës, nuk kanë asnjë lidhje me Presidentin Donald Trump.
Rama tha se kur na nisur bisedimet për këto projekte, Donald Trump nuk dihej nëse do të ishte President i SHBA-së apo do të ishte në burg.
Më tej kryeministri shtoi se Presidentit Trump i përfundon mandati për 2 vite, teksa shtoi se interesi i vetëm i investimit në Zvërnec e Sazan është zhvillimi ekonomik i Shqipërisë.
Në përfundim kryeministri theksoi se nuk është në politikë për t’u bërë mbret, por për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kur vendi të hyjë në Union, Rama paralajmëroi se do të largohet nga politika.
“Edhe ky banor i Zvërnecit do përfitojë. Vlera e pronës së tij do rritet kacafiu. Pasuria e patundshme e çdo njeriu që jeton në atë territor, menjëherë do kërcejë. Të gjitha sistemet e shërbimit do lulëzojnë. Teli me gjemba nuk do shoqërojë askënd. Sepse teli me gjemba ishte një shfaqje shumë agresive e kompanisë këtu, që u ngarkua nga investitorët që të bënte këto punime paraprake.
Si do vijnë njerëzit që të harxhojnë 4 miliardë dollarë këtu të vënë tela me gjemba. Sazani nuk do jetë resort i mbyllur. Kur kam folur për dorëheqje kam pasur parasysh diçka tjetër, që unë nuk jam këtu që të rrij dhe të shijoj pushtetin, të konsumoj pushtetin. Kur unë kam thënë që s’ndalet ky projekt, e kam pasur që nuk duhet të ndalet Shqipëria për projekte kaq të mëdha, nga një re e zezë.
Grekët e thonë po na e morën shqiptarët këtë investim do jetë problem, për turizmin. Ca lidhje ka kjo me Trump. Kur unë e kam nisur këtë, Trump se dinim do shkonte në shtëpi të bardhë apo në burg. Dhe dy vite i mbaron mandati. Unë s’jam këtu për tu bere mbret. Jam ketu se shoh derën e BE të hapur, nëse e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, tha mes të tjerash Rama.
Investimi për një ujësjellës dhe linjën elektrike në ishullin e Sazanit është “thembra e Akilit të negociatave”, thotë kryeministri Rama në podcast-in “Flasim.” Qeveria nuk ka pranuar të bëjë asnjë lëshim në këtë pikë, thotë ai. Me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, “s’ka folur asnjëherë” për këtë projekt.
“Ne s’mund të investojmë për ujësjellësin dhe linjën elektrike të Sazanit sepse shprehimisht, unë e kam thënë këtë gjë, askush nuk do ta kuptonte sesi një pjesë ende ka fshatra dhe territore të banuara në periferi ku duhen bërë investime në ujësjellës, të investohet me paratë e shtetit për këtë. E kuptoj që në kushtet e një shteti me të tjera fuqi kjo mund të ishte normale. Kjo është një pikë e negociatës që ne nuk e kemi lëshuar për asnjë moment dhe ata e kanë problem sepse kushton. Nuk jam shitësi i Shqipërisë. Investimi është i mirë edhe për lagunën. Laguna sot është një nga pikat më të ndotura të Shqipërisë. Ti shikon nën ujë llumin që janë ujëra të zeza. Projekti do të pastrojë komplet ujin e lagunës”, tha Rama.

