Saliu u fsheh nuk është se mungoi sërish këtë të shtunë në protestën e thirrur vetë përballë Kryeministrisë. Për të shtunën e dytë radhazi vetëm një grup militantësh iu përgjigj. Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen kur të gjithë protestuesit e thirrur nga PD kishin mbërritur para zyrës së Ramës një turmë amorfe, që ishin shpërndarë si zogjtë e korbit për tu dukur shumë kur ishin shumë pak ose aspak.
Në mungesë të Berishës fjalën e mbajti krahu i tij i djathtë, Flamur Noka. Edhe pse para zyrës së Ramës, njëjtë si kryetari një ditë më parë, Noka sulmet kryesore i kishte drejt një drejtuesi të një partie tjetër opozitare, Arlind Qorrit.
“Pa Qorrin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA. Por komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën”, tha Noka.
Pas qëndrimit vetëm disa minuta para Kryeministrisë, PD nisi marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku tashmë prej rreth një ore ishin mbledhur të rinj protestues.
Teksa PD po mbërrinte në Rrugën e Durrësit, demokratët u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “opozita jemi ne”, “ju erdhi fundit”, “mos na e merrni kauzën”.
Për t’i dhënë mesazhin e qartë se PD nuk kishte vend në rrugën që prej gati 3 javësh protestojnë, të rinjtë vendosën një kordon për t’u ndarë nga mbështetësit e Berishës.
Në shesh u dëgjua fort thirrja “opozita jemi ne”, edhe pse të rinjtë ishin më të paktë në numër këtë të shtunë.
Ndarja e madhe gati sa nuk precipitoi në përplasje fizike, teksa disa militantë të PD kishin arritur të infiltroheshin mes protestuesve.
Mbështetësja e PD: Bashkohemi kundër Edi Ramës, ju duhet opozita
Protestues: Kjo protestë është Rama në burg Berisha në burg. Çdo qytetar është i mirëpritur, deputetët të ikin, sepse janë simbol I partive politike që na kanë rrënuar në të gjitha këto vite.
Mbështetësja e PD: Unë e para nuk jam dakord me atë parullë.
Protestuesi tjetër: Mos fusni përçarje se do të tërhiqeni zvarrë
Protestuesja: Rinisë i takon e ardhmja e Shqipërisë, as Flamur Nokës dhe as Sali Berishës
Mesazhet dhe thirrjet e të rinjve ishin të qarta.
E reja: Ne duam që kauzën tonë të mos e marrë asnjë parti, ndërsa në kor protestues të tjerë thërrisnin “jo deputetët”, “poshtë komunizmi” “poshtë sorosianët”, “Arresto berishën”, “Partia Demokratike, si u shite gjithë këto vite”
Ndryshe nga disa militantë, deputetët e Partisë Demokratike nuk guxuan të afroheshin para Ministrisë së Arsimit, por qëndruan në krye të Rrugës së Durrësit, afër kafe Florës.
Sipas tyre grupi i njerëzve që nuk i do është i vogël dhe armiku sërish është Qori.
“Po ruajmë gjakftohtësinë, ne kemi dalë kundër Ramës, ata kanë dalë kundër opozitës. Këtu PD nuk e shkul dot askush nga sheshi, ata qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.
“10 apo 12 njerëz që kanë më shumë zë kundër opozitës së Ramës le ta vijojnë strategjinë e tyre. Nuk e shpëtojnë dot Ramën”, tha Bardhi. Siç duket më qorra dhe horra janë këta dy sharlatan që nuk e kuptojnë ose vazhdojnë të shikojnë me ëndrrat e Berishës në beze për të futur duart në protestë, duke mos e kuptuar që janë pjesa më e përlyer e politkës shqiptare, nën drejtimin e komunistit të vetëm të Lindjes Sali Berisha, non grata nga SHBA dhe shqiptarët. Imagjinata e tyre perverse që janë hallexhinj si protestuesit është sa qesharake aq edhe idioteske.

