U arrestuan gjatë protestës! Gjykata e Tiranës “zemërgjërë” me një tutore dhe një hajdut: I lë në detyrim paraqitjeje mbesën e turpit të Martin Camajt dhe 27-vjeçarin

U arrestuan gjatë protestës! Gjykata e Tiranës “zemërgjërë” me një tutore dhe një hajdut: I lë në detyrim paraqitjeje mbesën e turpit të Martin Camajt dhe 27-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën detyrim paraqitjeje Besmir Pulën dhe Vera Camajn, të cilët u arrestuan në protestën e 27 tetorit te Ministria e Arsimit dhe Kryeministria.

Të dy kundërshtuan punonjësit e policisë, sulmuan me sende të forta institucionin dhe dogjën kazanë mbeturinash, duke dëmtuar pronën publike dhe bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit.

Vera Camaj, është mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, e dënuar më herët për shfrytëzim prostitucioni.

27-vjeçari Pula kreu një vjedhje më 23 tetor në rrugën “Abdi Toptani” ku mori kasën e një motomjeti, me vlerë rreth 1 mijë euro.