Dokumentari për shqiptarët në Venedik, Ilir Yzeiri nderohet me çmim në Festivalin e Venecias

Dokumentari për shqiptarët në Venedik, Ilir Yzeiri nderohet me çmim në Festivalin e Venecias

Qysh një muaj më parë, dokumentari i Ilir Yzeirit- “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik 1474-1552” ishte përzgjedhur nga Regione Venetto për të marrë pjesë në Festivalin e 83 ndërkombëtar të Venecias. Ai Festival mbahet në dy salla të veçanta- në atë qëndroren dhe në atë të Hotel Exelcior. Në këtë të dytën paraqiten dokumentarët dhe filmat artistikë që janë përzgjedhur që 1 vit më parë nga një juri ndërkombëtare. Dokumentari i Ilir Yzeirit është marrë nga kompania Cinemaset me qendër në Romë dhe në muajin tetor do të paraqitet në disa platforma ndërkombëtare. Kjo kompani e pataqiti edhe në festivalin e Venecias.

Ky është ndër dokumentarët e pare i realizuar nga një shqiptar që përzgjidhet nga këto platforma.

Në këtë festival ishte po ashtu dhe producenti i njohur dhe një nga intelektualët e biznesmenët më të dalluar në rajonin e Venetos, që jeton e punon në Venecia, Emiliano Biraku. Një film i tiji, ku ishte producent u nderua po ashtu me çmim të parë si dokumentari më i mirë.

Ilir Yzeiri e realizoi dokumentarin e tij në vitin 2024 falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe interesimit të posaçëm të kryeministrit Rama. Aty, në mënyrë kronologjike tregohet se çfarë ndodhi me shqiptarët kur ra Shkodra. Duke u mbështetur në veprat dhe rrëfimin e Luçia Nadinit dokumentari rindërton edhe njëherë atmosferën që u krijua në Venedik kur erdhën shqiptarët dhe autori ndjek me kamera fatin e Marin Barletit, Beçikemit, etj. Tregohen po ashtu “Shkolla e shqiptarëve”, vendet e shenjta, kishat afresket me motive nga qëndresa e Skënderbeut. Përmendet dhe tregohen skulpturat në dru të Kamsit një nga më të mëdhenjtë skulptorë të drurit në Mesjetën veneciane e më gjerë. Lucia Nadin tregon edhe momentin kur zbuloi “Statutet e Shkodrës”. Xhirimet në Venecia dhe rrëfimi i Lucies nxjerrin në dritë një kohë kur Shqipëria ishte pjesë integrale e Europës së zhvilluar. Ato gjurmë që në Shqipëri mezi duken, Ilir Yzeiri, që u nderua si regjisori më i mirë i filmit dokumentar në Festivalin e Venecias, i tregon në dokumentarin “Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik 1478-1552”.