Kane nderon Bayern-in në transfertë

Kane nderon Bayern-in në transfertë

Bayern mposhti Elversbergun jashtë fushe në një ndeshje më të fortë se sa pritej. Kampionët gjermanë zhbllokuan sfidën në pjesën e parë me anë të Karl, por u goditën në fillim të pjesës së dytë nga goli i Krattenmacher, i cili shfrytëzoi në mënyrë të përkryer një asist të Darvich.

Bayern sulmoi, por gjeti fitoren vetëm pesëmbëdhjetë minuta para fundit, falë një goli të Kane. Bavarezët tani ndodhen në kuotën e 7 pikëve në renditje, dy pikë pas Freiburgut dhe Borussia Dortmundit, që janë me pikë të plota.