Askush nuk mundi t’i mposhtte as këtë herë. Shtetet e Bashkuara fituan titullin e pestë radhazi botëror në basketboll për femra, duke mposhtur Francën 97-79 në finalen në Berlin (fitorja e tyre e 36-të radhazi në Kampionatin Botëror). Shënuesja më e mirë ishte Breanna Steëart me 22 pikë.
Kjo skuadër luajti basketbollin e saj më të mirë në momentin më të rëndësishëm të turneut. Kulturë fituese, ADN e artë, qëndrueshmëri mentale, etiketojeni si të dëshironi. Ata janë ende skuadra nr. 1 në botë dhe e zgjeruan serinë e tyre fituese në këtë garë në 36 ndeshje.
Medalja e bronztë i shkoi Spanjës, e cila mposhti Gjermaninë 81-58.

