Në një ditë të qetë për politikën si e premtja, Elisa Spiropali ka tentuar të bëhet lajm përmes një reagimi publik të paprecedentë duke sulmuar vetë PS.
Ky është qëndrim i tretë i ish-ministres që vë në pah qëndrimet kritike ndaj Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Vetë lexuesit në rrjete sociale kanë shprehur habinë sesi kritikat ndaj e saj janë shtuar, veçanërisht për faktin se qëndrimet aktuale po perceptohen si të vonuara dhe të lidhura me largimin nga pushteti.
Spiropali ndërkohë po tregon se po ndjek një cikël të njohur nga të pakënaqurit që shpesh tregojnë papjekuri dhe etje për pushtet.
Në këtë kontekst, përmendet edhe rasti i Erion Braçe, i cili së fundmi ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e tij në disa procese zgjedhore, duke e interpretuar këtë si një mesazh politik dhe dëshmi të peshës së tij në të majtën shqiptare.
Mirëpo në rastin e Spiropalit, ajo nuk do të kishte mundësi të kërkonte të dhëna të ngjashme, pasi nuk ka shënuar fitore të rëndësishme elektorale.
Madje, së fundmi asja i janë përmendur edhe rezultate të dobëta në zona ku e majta ka patur së paku prej vitesh drejtimin lokal si Kavaja, Puka dhe Fushë-Arrëzi.
Megjithatë mesa duket kryeministri Rama mbetet i përqendruar në aktivitetet e tij politike brenda dhe jashtë vendit, duke mos i kushtuar vëmendje kritikave të Spiropalit.
Sipas këtij vlerësimi, përvoja e Ramës në përballje të brendshme politike e ka forcuar pozitën e tij, ndërsa zërat kritikë ndaj tij konsiderohen të parëndësishëm në këtë fazë.

