HomeAktualitetKronike

Sulmet me molotovë në protestën e PD: 5 efektiv të plagosur! Arrestohen 11 “molotovarët” e Berishës: Strategjia e Hitës frenoi dhunën

Sulmet me molotovë në protestën e PD: 5 efektiv të plagosur! Arrestohen 11 “molotovarët” e Berishës: Strategjia e Hitës frenoi dhunën

Dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, krim që do të marrë përgjigjen e merituar! Ministri Lamallari viziton 5 efektivët e lënduar. Aitha se molotovarët janë përdorur si mish për top për llogari të Berishës, me qëllim djegien e qytetit, ‘nxirjen’ e vendit në sytë e botës dhe rrezikimin e jetës së policëve. Gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që sipas tij nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

11 militantë të Sali Berishës janë arrestuar pas protestës me molotovë drejt kryeministrisë mbrëmjen e 17 prillit. Ndërkohë, 22 protestues janë shoqëruar.

Protesta pati skenarin e zakonshëm, me molotovë e fishekzjarrë në fund të fjalës së kryetarit Sali Berisha. Më të paktë në numër, protestuesit u gjendën të befasuar nga reagimi i policisë, e cila nën drejtimin e drejtuesit të ri Skënder Hita, zbatoi një strategji të re, duke ndërhyrë me shpejtësi e duke shmangur përshkallëzimin.

Efektivët ndërhynë menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit duke përdorur ujë, gazlotsjellës dhe spraj, një taktikë që i dha rezultatet shpejt.