HomeKronike

VIDEO/ Hodhën molotov e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, momenti kur policia kap “grupin e zjarrit” të PD në mes të protestuesve

VIDEO/ Hodhën molotov e fishekzjarre drejt Kryeministrisë, momenti kur policia kap “grupin e zjarrit” të PD në mes të protestuesve

Militantët e Sali Berishës kanë hedhur breshëri molotovësh në drejtim të kryeministrisë, sapo kreu i PD mbaroi fjalimin. Grupi i zjarrit mbërriti në protestë i fshehur pas pankartave dhe me kapuça në kokë dhe sulmoi sapo mori sinjalin nga Berisha, i cili valëviti në podium flamurin kombëtar, dhe më pas u largua drejt selisë.

Por, ndryshe nga protestat e tjera, duket se Policia pas udhëzimeve të kryepolicit të ri Skënder Hita, ka ndryshuar strategji dhe ndërhyri menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit, duke përdorur spraj lotsjellës dhe ujë.