HomeAktualitetDebat

Berisha nostalgjik: Propozon votimi të detyrueshëm “alla Enver Hoxha”! Mediat e tallin: Jo ligjet e diktaturës por as zoti nuk do t’i sjellë fitore PD-së me plakun

Berisha nostalgjik: Propozon votimi të detyrueshëm “alla Enver Hoxha”! Mediat e tallin: Jo ligjet e diktaturës por as zoti nuk do t’i sjellë fitore PD-së me plakun

Sali Berisha më në fund e ka kuptuar se opozita hungareze fitoi zgjedhjet duke mposhtur shtetin-mafia të krijuar nga Viktor Orbán, falë pjesëmarrjes së lartë në votime nga ana e elektoratit. Ka të drejtë. Problemi është se nuk kupton që ajo pjesëmarrje e lartë është meritë e besueshmërisë që opozita hungareze ka arritur të fitojë, ashtu siç braktisja e kutive të votimit në Shqipëri shkaktohet nga paaftësia e Berishës për të tërhequr votues.

Dhe kështu, me një “gjenialitet” që ndoshta i është sugjeruar nga Balliu jr. ose nga strategu Këlliçi, Sali Berisha njoftoi sot gjatë mitingut të tij se për të arritur rotacionin në Shqipëri është e nevojshme të vendoset votimi i detyrueshëm.

Nostalgjik për ditët elektorale të Enver Hoxhës, kur shqiptarët detyroheshin të paraqiteshin në votime në orën 5:00 të mëngjesit dhe pas dy orësh pjesëmarrja kishte arritur tashmë në 90%, strategu i Partisë Demokratike imagjinon se rikrijimi i të njëjtit skenar të detyruar, me një pjesëmarrje masive të shqiptarëve në votime, do ta çonte drejt fitores sic fitonte Enveri.

Nje plan qe e përgënjeshtron pjesëmarrja në protestën e tij, e cila edhe sot ishte minimale: nëse ai vërtet beson se humbjet e tij të përsëritura elektorale janë pasojë e pjesëmarrjes së ulët në votime, pse nuk pyet veten pse e njëjta pjesëmarrje e ulët shfaqet edhe në protestat e tij “mbarëpopullore”?

Dhe është e kotë që të përdorë viktimizimin e zakonshëm, me të cilin paraqet çdo kritikë të mediave (me siguri edhe këtë) si një persekutim të urdhëruar nga Edi Rama: e vërteta është më e thjeshtë nga sa ai kërkon të besojë dhe s’ka nevojë per sugjerime te Edi Rames per ta kuptuar. Faji për pjesëmarrjen e ulët të popullit dhe, rrjedhimisht, për humbjen elektorale të opozitës është i Sali Berishës. Ka gënjyer për shumë kohë; tashmë nuk i beson më askush. Derisa ai të vazhdojë të drejtojë opozitën, nuk do të mjaftojnë as gënjeshtrat dhe as shpifjet e tij për të ndryshuar historinë e vendit.