Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 5 protestues, që u arrestuan më 17 prill pas trazirave.“Qëndruan si luanë ndaj torturave, mbahen sot në burg pa asnjë provë dhe fakt. Ata janë ndërgjegjja jonë, frymëzimi ynë, lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë. Një përshëndetje e përzemërt të atyre që u torturuan nëpër komisariate nga banditë me uniformë”, tha Berisha.
Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes. Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.

