Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.
Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.
Avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.
Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë, por kërkesa e tyre u rrëzua.
1. Kelmend Çuçka
2. Bujar Tusha
3. Henri Shapllo
4. Mirvet Toçilla
5. Sem Bici
1. Igball Domi
2. Gentian Tuga
3. Ernest Kapo
4. Edison Shyti
5. Bardhyl Ndou
6. Sokol Bajraktari

