Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Mirëpo i paprecedent është burgosja dhe pezulklimi i saj nga noterët qesharak dhe klloun të GJKKO, të cilët vazhdojnë t’i shërbejnë Altin Dumanit edhe pse Dumani nuk është askushi, por siç duket e ka kthyer profesionin e prokurorit në një mjet shantazhi.
Kjo duket qartë me iniciativat antiligjore që merr Dumani, i cili fshihet pas Prokurorit Bledar Maksuti ose në rastin e Veliajt pas Olsi Dados, kur në fakt strumbullari i gjithë këtyre veprime skandaloze është Dumani.
Përkrahja e autorit të krimit…kush është autori i krimit dhe për çfarë krimi flitet? Shkelja e barazisë në tendera nuk është as Gërrdeci dhe as 21 Janari që “Duman sharlatanët” i mbajnë nëpër sirtare, duke pritur të vdes Sali Berisha. Ndaj veprimet e sotme duken si një grusht tjetër shteti i mirë organizuar nga “grupi” Altin Dumani.

