GJKKO i caktoi “arrest shtëpie”: Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë!

GJKKO i caktoi “arrest shtëpie”: Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë!

Për herë të parë lëshohet masë sigurie ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, në detyrë prej vitit 2023, është pezulluar me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”.

Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda. Janë pamjet dhe materialet që SPAK ka sekuestruar në zyrën e Ergys Agasit, i arrestuar për dosjen e AKSHI-t, që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme deri te drejtuesja e inteligjencës shqiptare, ku tashmë dosja është ndarë në një fraksion të ri.

Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi sipas burime, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në detyrë në Tiranë dhe tjetri në qytetin bregdetar të Durrësit, aty ku u arrestua edhe Ergys Agasi. Për të dy ekspertët e kriminalistikës mësohet se është ekzekutuar masa e sigurisë.