HomeInterviste

Si e shpjegoni që janë larguar 500 mijë shqiptarë gjatë qeverisjes suaj”? Rama: Shifra nuk është e saktë, diferenca është…

Si e shpjegoni që janë larguar 500 mijë shqiptarë gjatë qeverisjes suaj”? Rama: Shifra nuk është e saktë, diferenca është…

Dua të flas pak për aspiratat evropiane të Shqipërisë. Shqipëria është pak një paradoks për mua, sepse nga njëra anë, keni një normë të konsiderueshme rritjeje, por në të njëjtën kohë, afërsisht gjysmë milioni njerëz kanë lënë Shqipërinë gjatë kohës suaj në pushtet. Si e shpjegoni këtë paradoks?

“Së pari, gjysmë milioni nuk është një shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është gjëja më normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolim të plotë. Dhe për një popull që gjithmonë ka pasur dëshirë të emigrojë dhe të kërkojë një jetë më të mirë, por nga ana tjetër, mendoj se ka prova të qarta që shqiptarët po kthehen gjithashtu. Pra, ende jemi në një bilanc negativ mes atyre që largohen dhe atyre që kthehen.

Por hendeku po ngushtohet dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë më shumë, por sa për t’iu dhënë një shifër, kur mora detyrën PBB-ja jonë ishte më pak se 10 miliardë euro ndërsa aktualisht është 27 miliardë euro, pra kemi bërë mjaft, numëronim më parë 2 milionë turist, ndërkohë që vitin e kaluar u rritën në 12 turistë, kishim 300-400 milionë investime të huaja të drejtpërdrejta, ndërkohë që vitin e kaluar arritëm në 1.6 miliardë. Këto janë shifra të rëndësishme për një vend si i yni. Nuk ka aspak dyshim që ka shumë për të bërë “, u përgjigj kryeministri Rama.