U shkarkua zinxhiri komandues i Policisë së Sarandës pas një vrasjeje.
Komisarët ikën. Përgjegjësit u shkarkuan. Zinxhiri komandues u këput. Por jo tamam.
Shefi i Komisariatit të Sarandës, në vend që të mbetet pa detyrë, u çua shef komisariati në Dibër.
Pra, shkarkimi funksionon kështu:
— Ke dështuar në Sarandë?
— Shko drejto Dibër!
— Ke humbur kontrollin e situatës?
— Merr një komisariat tjetër!
— Të hoqën nga posti?
— Po, por vetëm nga ai post.
Ky nuk është shkarkim. Është transferim me dekoratë.
Në administratën shqiptare, përgjegjësia nuk të heq nga puna. Të heq vetëm nga adresa.
Sot shef në Sarandë. Nesër shef në Dibër.
Nëse vazhdon kështu, pasnesër mund të jetë drejtor në Tiranë.
Dhe kështu zinxhiri komandues nuk këputet fare. Vetëm zgjatet.
*Ky shkrim është pjesë e një formati të ri humoristik dhe satirik që TemA do të sjellë së shpejti, me një vështrim pak më ndryshe mbi lajmet, politikën dhe absurditetet e përditshme. /TemA

