Von der Leyen për hetimet në Shqipëri: Sistemi po funksionon, është fuqizuar! Rama: Përgjegjësia ime politike është një: Reforma në drejtësi!

Von der Leyen për hetimet në Shqipëri: Sistemi po funksionon, është fuqizuar! Rama: Përgjegjësia ime politike është një: Reforma në drejtësi!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se hetimet ndaj çështjeve të ndryshme janë dëshmi se sistemi i drejtësisë po funksionon, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është vijimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë diskutimit, von der Leyen u shpreh se zhvillimi i hetimeve tregon forcimin e sistemit dhe se proceset që po zhvillohen duhet të shihen si pjesë e funksionimit të tij.

Von der Leyen: Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është që reforma në drejtësi të vijojë.

Edi Rama: Çeshtja e përgjegjësisë politike është një histori, avaz, i përsëritur në pafundësi në mjedisin e diskutimit publik këtu dhe unë nuk pretendoj që t’iu bëj të ndryshoni. Përgjegjësia ime politike është një dhe vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet bashkë me ta dhe lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe e të gjithë krimeve të tjera. Të zhvillohet si një mision i sistemit. Sepse kemi qenë në këtë vend, në moshën e mjaftueshme për të gjykuar individualisht, ku gjërat që shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund të imagjinoheshin dje.