Kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet, BKH sekuestron dokumentacion për tenderat
Me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO, BKH po ushtron kontroll në banesën e biznesmenit Rony Yeffet.
Sipas burimeve, miratimi nga gjykata është marrë edhe për kontrollin personal të biznesmenit izraelit.
Gjatë kontrolleve, sipas burimeve, BKH ka sekuestruar edhe dokumentacion lidhur me praktikën e tenderave.
SPAK për këtë çështje ka nisur hetim kryesisht pas publikimit të disa materialeve nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj.

