Kurti takon për herë të parë Trump: Amerika, aleati kryesor i Kosovës

Kurti takon për herë të parë Trump: Amerika, aleati kryesor i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se gjatë javës së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka takuar për herë të parë presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se gjatë takimit e kishte falënderuar presidentin amerikan për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në aleancë.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kurti ritheksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve, duke i mëshuar idesë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.

E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.