Trajneri i bën apel të kthehet, ministri Almeida: Ronaldo, aset i Portugalisë

Trajneri i bën apel të kthehet, ministri Almeida: Ronaldo, aset i Portugalisë

Trajneri i kombëtares së Portugalisë, i ka hapur derën rikthimit të Cristiano Ronaldos në skuadër. Ndërkohë ministri i Ekonomisë, Manuel Almeida, u shpreh se CR7 është aset dhe një e ardhme pa kapitenin do të ishte një humbje e rëndësishme për vendi.

Duke folur në një deklaratë ministri e përshkroi Ronaldon si një aset të madh për imazhin e Portugalisë në skenën botërore.

“Cristiano Ronaldo ka një ndikim të madh në promovimin dhe nxjerrjen në pah të imazhit të Portugalisë”, tha ai.

Ai shkoi edhe më tej, duke e krahasuar yllin e Portugalisë me “kompaninë më të famshme në Portugali”.

Lidhur me debatin midis Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, Castro Almeida u deklarua se nuk dinte gjë. Ai këmbënguli se “nuk ishte ekspert” dhe refuzoi të gjykonte se kush kishte të drejtë.

Fokusi i tij mbeti te vlera më e gjerë e Ronaldos për Portugalinë dhe reputacioni i saj jashtë vendit.

Kjo njohje globale, argumenton Ministri i Ekonomisë, e bën Ronaldon “një vlerë dhe një aset” për vendin.

“Do të ishte mirë nëse Portugalia do të mund të vazhdonte të mbështetej në këtë aset”, tha ai.