SPAK zgjeron hetimet! Dyshime se lekët që Timak i fitoi nga Mbrojtja përfunduan për Hipizëm tek “Equos” nga Arjeta Puca dhe Ron Yeffet

SPAK zgjeron hetimet! Dyshime se lekët që Timak i fitoi nga Mbrojtja përfunduan për Hipizëm tek “Equos” nga Arjeta Puca dhe Ron Yeffet

Thellohet skandali me fondet e destinuara për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake. Arjeta Puca dhe Ron Yeffet hapën biznesin e kuajve dhe hipizmit me paratë që “TIMAK” i fitoi nga Ministria e Mbrojtjes. Biznesi “Timak Horse” ka seli në Equos Resort. Në të njëjtën zonë ku ndodhet Equos, SPAK gjatë hetimeve për AKSHI-n ka sekuestruar rreth 50.000 m² tokë dhe 1.300 m² sipërfaqe ndërtimi (disa ndërtesa), në pronësi të Ergys Agasit. Në një vilë në pronësi të Agasit, pranë Equos Resort, SPAK kishte gjetur 600 shishe verëra të shtrenjta, të cilat janë zhdukur pas sekuestrimit.

Teksa Agasi ishte në arrati, Puca dhe Yeffet hapën biznesin e kuajve.

Këtë javë, Puca dhe Yeffet do të pyeten nga SPAK. Pas sekuestrimit të kontratave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe TIMAK, hetimet vijojnë për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera e gara publike. Por nga kush sepse Puca dhe Yeffet janë biznesmen

I pakuptueshëm është fakt që Puca dhe Yeffet nuk janë zyrtarë shtetëror dhe duhet të merren nën hetimn drejtuesit e KAYO-s i strukturë shtetërore për të kaluar hetimi nën juridiksionin e SPAK, përndryshe dosja do kaloi dorë më dorë deri kur gjykata duhet të përgjigjet që ka apo nuk ka element të veprës penale. Koha do ta tregoj si qëndron e vërteta. Deri tani SPAK nuk ka bërë asnjë deklarim zyrtarë për çeshtjen.