Shqipëria ka siguruar një fitore me zemër në dorë kundër San Marinos. Në sfidën e katërt te grupit në ligën e kombeve kuqezinjtë ia dolën 2-1 fale dopietës së Kristjan Asllanit.
Megjithatë pati shumë ankth në Air Albania. Miqtë modestë në pjrsën e dytë barazuan përkohësisht 1-1 supergolin e Asllanit në pjesën e dytë, duke rrezikuar në maksimum 3 pikët. Për t’ja dalë u desh një penallti në limite me anë të Var për prekje të topit më dorë.
Kuqezinjtë ishin me të njëjtën skemë formacioni si në ndeshjen me Finlandën, me disa ndryshime të vogla.
Shqipëria luajti me: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj. Në mesfushë, vendin e Ramadanit e ka marrë Julian Shehi. Dajsinani është titullar. Portieri Berisha nuk do të luajë pasi është ndëshkuar me karton të kuq. As Alen Sherri nuk do të luajë, pasi ka mbetur i dëmtuar më herët.

