Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi dhe bashkëshortja e tij Stela Dhami vijojnë të sfidojnë SPAK, krimin ekonomik dhe Drejtorinë e për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke pastruar në mes të Tiranës dhe në mënyrë banale paratë e korrupsionit, evazionit fiskal dhe skemave mashtruese.
Me një lëvizje të muajve të fundit, Erion Isufi ka pastruar rreth 3 milionë euro para të pista. Isufi ka blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare për 4.6 milionë euro, në “Lion Residence” pranë Parkut të Liqenit, ndërkohë që vlera e tregut është 10 deri në 15 milionë euro. Pas blerjes me rreth 2 mijë euro m2, Erion Isufi, nga sipërfaqja 2143 m2, ka shitur 1 mijë m2 për 5 milionë euro.
Ka dyshime të forta se Erion Isufi, 2143 m2 i ka blerë me mbi 10 milionë euro, por e ka deklaruar vlerën 4.6 milionë euro, duke paguar pjesën tjetër cash. Më pas Isufi ka nisur t’a shesë sipërfaqen e blerë me çmim tregu, duke pastruar dhe futur në sistemin bankar paratë e pista cash. Është një skemë sa klasike aq edhe e njohur nga organet ligjzbatuese, madje e reflektuar si skemë masive pastrimi parash në raportet vjetore të SPAK-ut.
Me paratë e pastruara përmes kësaj skeme, çifti Erion Isufi dhe Stela Dhami kanë blerë pasuri me vlerë miliona euro në zonat më të shtrenjta dhe të lakamuara të Tiranës dhe bregdet. Vilë në Palasë, apartamente te Ambasador 2, sipërfaqe tek Lion Residence, apartamente në ish Bllok, rezervime në kulla dhe të paktën 5 vila në periferi të Tiranës, apartamente dhe vila në emrin e mamasë së Stela Dhamit, janë vetëm një pjesë e pasurisë në Erion Isufit dhe Stela Dhamit, pa bërë asnjë punë, por me miliona euro produkt i trafikut të influencave, pazareve, kontratave fiktive, shantazheve dhe skemave korruptive.
Krahas pasurive të paluajtshme, Stela Dhami dhe Erion Isufi rezultojnë me disa llogari bankare me vlerë miliona euro. Paratë e grumbulluara në disa banka të nivelit të dytë janë produkt i skemave të pastrimit të parave. Paratë janë mbledhur gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte në krye të PD me fatura fiktive dhe cash. Pagesat tek kunati Erion Isufi janë bërë edhe nga biznesmenë që kanë marrë tendera dhe leje ndërtimi nga Lulzim Basha kur ishte kryebashkiak i Tiranës.
Pse biznesmenët paguan Erion Isufin?
Arsyet janë tërësisht dhe thellësisht korruptive. Disa nga biznesmenët që i kanë dhënë qindra mijëra euro Erion Isufit, rezulton se kanë përfituar prona publike dhe tendera kur kunati i tij, Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në këtë formë ata kanë paguar tarifën e korrupsionit.
Së dyti, biznesmenët paguanin tek kunati i Bashës në këmbim të heshtjes së opozitës së drejtuar nga Basha për aferat e tyre korruptive me pushtetin. Mund të konsiderohet edhe si taksa e heshtjes. Në të njëjtën e formë operon sot edhe Sali Berisha në krye të PD-së.
Së treti, biznesmenët dhe të ashtuquajtur oligarkë paguanin haraç tek kunati i Bashës për të patur një raport klientelist me opozitën nëse kjo e fundit do të vinte në pushtet.
Po kush janë oligarkët që paguanin haraç mujor te Erion Isufi?
Oligarku Bashkim Ulaj, përfituesi më i madh i pasurive dhe parave publike, rezulton se i ka dhënë qindra mijëra euro kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit. Paratë kanë kaluar nga kompania Gener2 e Bashkim Ulajt në kompaninë Landmark Communications të Erion Isufit.
Lorent Gordi, administrator i Philip Morris Albania në Shqipëri, ka kaluar miliona euro në llogari të kompanisë së Erion Isufit. Tek Erion Isufi rezulton se ka paguar haraç edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, përmes kompanisë AIBA Company.
Biznesmeni Fatmir Kuçi, pronar i Victoria Invest, përfitues i tenderave publikë, ka kaluar mijëra euro në llogarinë e kompanisë së Erion Isufit, Landmark Communications. Kuçi ka bërë dhuratë Lulzim Bashës edhe një makinë luksoze. Edhe biznesmeni Arben Babameto, përmes kompanisë Teuta shpk ka paguar haraç te Erion Isufi, i cili rezulton se ka ‘notuar’ në para kryesisht produkt i aferave korruptive me pasuritë dhe paratë publike.
Biznesmeni Gerond Çela, përfitues i pronave publike dhe koncensioneve, ka paguar Erion Isufin përmes kompanisë Brunes. Kunati Bashës është paguar edhe nga biznesmenët Lirim Fezollari përmes Tobacco Holding Group, nga Vilma Antoni, Emond Shahini përmes Mektrin Motors, Bledar Shella përmes Societe Generale Albania, Bashkim Shallapërmes Tis Park, investitori strategjik Ilir Shyti përmes Agrocon, Neritan Dojaka përmes Alba Elekttrica, Piro Angjeli përmes Ansig, Ardian Dushajpërmes Ashel, Irfan Hysenbelliu dhe Luan Bregasi përmes Birra Tirana, Aredi Sado përmes Deccop Distribution, Dritan Bellaj përmes Euroalb, Arben Meskuti i bandës së mikrokredive, etj.
Kunati i Bashës ka marrë pagesa edhe nga Amarildo Ademi, Manjola Afezolli, Vajdije Duka, Ronis Kraja, Muharrem Kokona, Redi Panariti, Lulzim Zaimi, Lenica Mërkuri, Jonida Prizreni, Jetmira Lleshi, Jani Petro, Ermir Krasniqi, Erin Reka, Enejda Gjini, Enea Reka, Emiljan Pira, Marglen Skëndi etj.
Erion Isufi, përmes kompanisë Landmark Communications ka përfitur qindra mijëra euro edhe nga subjekte të tjera si;
Albtelekom
Vip Saloti
Word Vision
Alb Siguracion
Albcrome
Almark
NBG Bank
Birra Korça
Brandfield
Berlini 95 shpk
Bucaj shpk
Centry 21 Albania
Concord Investment
Consulcesi Service shpk
Dajti Ekspres
Novartis
Neptun
MSA Constrution
Mini invest Albania
Real Grupe
Sigma
Dekoll shpk
Teg
Suart shpk
Sava Tours
Stefani & CO
Swisscontact
Tonucci Partners Albania
Vision Fund albania
Veranda shpk
VCAG d.o.o.
Unit Women Albani
RFZ Building
Restret shpk
Rea’s shpk
ICDA
Elka sha
Elle shpk
Edil Al-IT shpk
Eco Market
BSB Fashion
DOOGEE HOLDINGS LIMITED
Era 2000 shpk
Enk Invest Group
Hap center
Go Tech shpk
Focus Media
Luna Marketing
Kid Zone shpk
Luarasi shpk
Mini Invest Albania
Porche Albania etj
Skemë pastrimi parash me Colliers Albania
Kompania e shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers Albania shpk dyshohet se shërben si lavatriçja kryesore e Erion Isufit për qarkullimin dhe pastrimin e parave. Administratore dhe pronare me 100 % të aksioneve të kompanisë Colliers Albania është bashkëshortja e Erion Isufit, Stela Dhami, një nga linjat kryesore të pastrimit të dyshuar të parave në pasuri të paluajtshme. Colliers Albania u themelua në vitin 2013 si derivat i kompanisë Colliers International shpk, e cila është në pronësi të Colliers Southeast Europe ltd.
Kompania e bashkëshortes së Erion Isufit i ka zyrat në katin e parë të “Lion Residence” pranë Parkut të Liqenit, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, aty ku çifti ka blerë mbi 2 mijë m2 me rreth 1.5 mijë euro metri, ndërkohë që vlera reale është 5 deri në 8 mijë euro metri, madje në katet e para m2 kushton 10 mijë euro. Ndërkaq, në vitin 2021 fitimi i kompanisë rezulton 150 mijë euro, ndërsa në vitin 2023 vetëm 7 mijë euro.
Kompania dyshohet se ka qarkulluar paratë e Erion Isufit, Lulzim Bashës dhe Aurela Bashës, produkt i korrupsionit politik, influencave korruptive dhe pazareve me biznesmenët. Ndërkaq, bashkëshortja e Erion Isufit, Stela Dhamo ka qenë administratore e kompanisë së shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers International, themeluar në vitin 2008 dhe me zyra tek kulla e pazareve Sky Tower, degë e kompanisë së huaj Colliers Southeast Europe ltd.
Edhe kompania Colliers International, dega në Shqipëri, me drejtoreshë Stela Dhami dyshohet se ka qarkulluar miliona euro të Erion Isufit nga viti 2007 deri në vitin 2021 kur është çrregjistruar. Stela Dhami rezulton administratore e kompanisë Colliers International shpk deri në vitin 2014. Dhami është larguar nga kompania Colliers International pasi ka themeluar kompaninë e saj Colliers Albania shpk në vitin 2013, duke qarkulluar miliona euro.
Rastësi apo jo, Colliers International shpk është çrregjistruar vitin kur Lulzim Basha u largua si kryetar i opozitës. Ndërkaq, fitimet e kompanisë tjetër Colliers Albania shpk të bashkëshortes së Erion Isufit kanë rënë ndjeshëm pas largimit të Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

