Fundi i një epoke! Mes emocionesh legjenda Messi i thotë lamtumirë Argjentinës: Nuk dua të iki nga këtu

Fundi i një epoke! Mes emocionesh legjenda Messi i thotë lamtumirë Argjentinës: Nuk dua të iki nga këtu

Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën fanellës së Argjentinës, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm 21-vjeçar me kombëtaren.

Në një mbrëmje emocionuese në “ El Monumental”, përpara më shumë se 85 mijë tifozëve, Messi luajti ndeshjen e tij të fundit me Argjentinën ndaj Beninit. “Albiceleste” fitoi 3-0, ndërsa kapiteni e mbylli aventurën e tij me një gol dhe dy asistime.

39-vjeçari largohet nga kombëtarja si lojtari me më shumë paraqitje dhe golashënuesi më i mirë në historinë e saj. Në 208 ndeshje, Messi shënoi 126 gola dhe udhëhoqi Argjentinën drejt triumfeve në Copa América dhe, mbi të gjitha, në Kupën e Botës 2022.

Pas ndeshjes, Messi nuk i fshehu emocionet. Me lot në sy, ai falënderoi tifozët teksa pranoi se ishte jashtëzakonisht e vështirë t’i jepte lamtumirën kombëtares.

“Jugar en la Selección Argentina es lo más lindo que te puede pasar” – të luash për kombëtaren e Argjentinës është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë” tha ai.

“Ishte një burim i madh krenarie për mua të mbroja këtë fanellë për më shumë se 20 vjet. Edhe në momentet më të këqija që kaluam dhe që unë pata, nuk pushova kurrë së luftuari, nuk pushova kurrë së qeni këtu. Tani jam këtu në ditën më të trishtë të karrierës sime, e cila është dita kur duhet t’i them lamtumirë kombëtares, lamtumirë të gjithëve juve,” shtoi Messi.

Megjithatë Messi largohet nga Argjentina, por jo nga futbolli. Ai vijon të jetë pjesë e Inter Miami-t, ndërsa trashëgimia e tij me kombëtaren mbetet e paharrueshme.