Këtë të shtunë, Berisha mori refuzimin e radhës nga ambasadori amerikan në vendin tonë Eric Wendt dhe dy senatorë, të cilët u takuan me deputetë opozitarë, dhe zhvilluan një vizitë zyrtare në SPAK. Shmangies nga zyrtarët amerikanë iu përgjigj me një sulm, gjatë bashkëbisedimin online me qytetarët madje edhe me këshilla dhe udhëzime duke e ngatërruar me ndonjë pensionist amerikan.
“Të gjithë atyre që vizitojnë SPAK-un, unë dua t’i njoftoj se SPAK-u është një armik i egër i pluralizmit politik në Shqipëri”, thotë Berisha.
Berisha shikon ëndrra dhe vazhdon të flas përçartë megjithse i ka mbaruar çdo llojë mandati politik dhe mbahet aty falë drejtësisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve sharlatan, të cilët duhet t’i kishin hedhur çelsat në det me kohë, për krimet që ka bërë.
Ai premton se të rikthejë hartën e vjetër me 61 bashki, por se si… vetëm ai e di, sepse nuk ka Kushtetuese që ç’bën një vendim të parlamentit, e megjithëse shfaqet pa shpresë se rruga ligjore mund të prodhojë rezultat, ai premton në “thesin e rrenave” të tij.
“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëroj të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet. Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë. Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë. Megjithatë ne do përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti.
Ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni në arrest shtëpie nga SPAK për përkrahje të Ergys Agasit në arrati dhe nxjerrje të sekretit shtetërore akuzon se ka përgjuar opozitën dhe njerëz të pushtetit.
“Edi Rama Ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të opozitës shqiptare. Ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda Partisë Socialiste. Janë bërë me qindra e qindra regjistrime të paligjshme ndaj opozitarëve.

