Në edicionin e 75-të të Miss Universe 2026, i cili zhvillohet në San Juan të Porto Rikos me finalen e madhe më 24 nëntor 2026, Shqipëria dhe Mali i Zi përfaqësohen nga Jogersa Beqiri dhe Maria Aleksandra Ivezaj.
Miss Universe Albania 2026 – Jogersa Beqiri: Vjen nga Shkodra, studion për teknologji informacioni (IT) dhe fokusohet te siguria online dhe fuqizimi i grave e të rinjve në hapësirën digjitale. Ajo u shpall fituese në finalen e përbashkët të mbajtur në Tiranë së bashku me përfaqësueset e Kosovës dhe Malit të Zi.
Miss Universe Montenegro 2026 – Maria Aleksandra Ivezaj: 22-vjeçarja me prejardhje shqiptare nga Tuzi tërhoqi vëmendje të madhe në rrjet dhe media rajonale pasi bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë paradës së kostumeve
Por ja çfarë shkruajnë mediat sertbe:
Konkretisht, në edicionin e 75-të të konkursit “Miss Universe”, ndodhi një skandal i papritur kur përfaqësuesja e Malit të Zi, Maria Aleksandra Ivezaj, bëri një gjest gjatë sfilatës me kostume kombëtare, i cili shkaktoi bujë të madhe.
Ajo e përsëriti gjestin në Instagram
Përfaqësuesja malazeze nuk u ndal vetëm te performanca para publikut dhe jurisë. Maria Aleksandra ndau përsëri një foto në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e veshur me një kostum kombëtar madhështor, ku theksonte sërish të njëjtin simbol Gjest u frymëzua nga një veprim i ngjashëm i përfaqësueses së Shqipërisë.
Prezantimit i veshje kombëtare ishte konceptuar me qëllim që garuesit të shfaqnin shpirtin, trashëgiminë historike dhe traditën e vendeve të tyre, përmes krijimeve unike dhe veshjeve të veçanta.
https://www.instagram.com/p/DgBonsglTG0/?utm_source=ig_web_copy_link&dmpr=NTc4MTIwNjQ2YQ==

