HomeAktualitetDebat

Rakipi pyet Salianjin për sulmin e Berishës ndaj Hysenbelliut: Ç’është kjo punë, bam Rama, bam Berisha Irfanit…?

Rakipi pyet Salianjin për sulmin e Berishës ndaj Hysenbelliut: Ç’është kjo punë, bam Rama, bam Berisha Irfanit…?

Pak ditë më parë, Sali Berisha sulmoi pronarin e News24, Irfan Hysenbelliu, për shkak se në këtë televizion shfaqet Ervin Salianji, të cilin Berisha tani e ka shpallur armik dhe nuk e lejon të kandidojë në zgjedhjet brenda partisë. Berisha ka deklaruar me ironi se Hysenbelliu e ka “adoptuar” Salianjin.

Salianji u pyet nga Ylli Rakipi gjatë emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV, se përse Berisha po sulmon Hysenbelliun për të.

Ylli Rakipi: Irfanit, pse i ra në qafë? Atij bam Rama, bam këtu (Berisha)… E ke dëgjuar, keq me burrë, keq pa burrë, keq pa martuar kurrë… Mos është me ty Irfani? Se mendon mos Lulin e ka krijuar Irfani, ndoshta edhe ty.

Ervin Salianji: Lul Bashën e ka krijuar Sali Berisha. Ka një problem me mediat që kanë pavarësi, i do të gjithë të nënshtruar.

Ylli Rakipi: Ai mendon se Irfanin e ke marrë ti?

Ervin Salianji: Po edhe për ty thotë.

Ylli Rakipi: Po për mua le të thotë ai.

Ervin Salianji: Po kështu pra thotë për të gjithë.

Ylli Rakipi: Edhe Batonit i ishte lëshuar, e ka kafshuar. Ore duhet ndihmuar Irfani, as me këtë as me atë, nuk ka lidhje…

Ervin Salianji: Mediat e Hysenbelliu Group marrin çdo 6 muaj nga një gjobë dhe tritol. Edhe me mua, unë kudo kam qenë e kam mundur Ramën, nuk i do ai fituesit. Kush ka mundur Ramën, nuk del në asnjë vend. Do njerëz që e mbajnë në pushtet Ramën. Ka të njëjtin problem edhe me mediat e Hysenbelliu Group.