Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur si pasojë e një aksidenti.
Luca ka propozuar se, për të “pastruar lagjet nga legenat”, duhet të rikthehen të plotfuqishmit në zona.
“Gaboheni, ata nuk janë të fortët e lagjes, ata janë legenat e lagjes. Legenat fshihen pasi bëjnë krimin dhe mbyten nga urrejtja kolektive… Shpëtoni lagjet nga legenat, ktheni urgjent të plotfuqishmit!!!”, shprehet ai në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale.

