HomeAktualitetDosja X

Ish Komisionerja e Vetingut duke vjedhur lugë në Zvicër? Video edhe me gjyqtarin që e kaloi në Veting

Ish Komisionerja e Vetingut duke vjedhur lugë në Zvicër? Video edhe me gjyqtarin që e kaloi në Veting

Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video, në të cilën thotë se shfaqet një ish komisionere e Vetingut, duke vjedhur një lugë të larë me flori në një restorant në Zvicër. Në video duket se shfaqet ish komisionerja e Vetingut Genta Bungo, por nuk dallohet qartë sendi që merr mbi tavolinë duke e futur në çantë.

Më qartë është një tjetër video, ku Genta Bungo shfaqet e afërt me gjyqtarin Dritan Hallunaj. Genta Bungo ka qenë relatore e çështjes së Dritan Hallunajn në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut). I gjithë procesi administrativ i çështjes së Hallunajt, përfshirë marrjen në pyetje, mbledhje dhe shqyrtim dokumentacioni, është kryer nga Genta Bungo. Procesi ka zgjatur rreth 1 vit. Dhe Dritan Hallunaj e kaloi Vetingun me sukses!

Postimi i plotë i Llangozit

Më kanë sjellë në rrjete sociale një video ku pretendohet se një anëtare e strukturave të vetingut është përfshirë në një episod të pazakontë në Zvicër, lidhur me vjedhjen e një lugë të larë me flori.

Deri tani nuk dihet publikisht kush është personi në video por ky rast është tregues se ata që u paraqitën si filtri moral i drejtësisë, sot përmenden në një histori ku integriteti vihet në provë nga një objekt i vogël, por me peshë të madhe simbolike.

Nëse pretendimi rezulton i vërtetë, “luga e floririt” nuk është thjesht send tavoline, por metaforë e hidhur për moralin e një sistemi që kontrolloi gjyqtarë e prokurorë, ndërsa vetë mund të ketë nevojë për veting karakteri.

Tani mbetet pyetja për publikun, kush është vallë “zonja e vetingut” që dyshohet se u tundua nga një lugë e larë me flori në Zvicër?