HomeSport

Pas kampionatit vjen dhe Kupa, Interi mund Lazion në “Olimpico” dhe kompleton ‘Dopietën’ italiane

Pas kampionatit vjen dhe Kupa, Interi mund Lazion në “Olimpico” dhe kompleton ‘Dopietën’ italiane

nteri ka fituar Kupën e Italisë për sezonin 2025/26, duke kompletuar kështu një sezon fantastik pas triumfit edhe në kampionat me titullin e 21-të në histori.

Zikaltrit mposhtën me rezultatin 2-0 Lazio në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadio Olimpico, duke ngritur trofeun për herë të dhjetë.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu zhbllokoi sfidën që në minutën e 14-të, kur pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Federico Dimarco, mbrojtësi Adam Marušić devijoi topin në portën e tij.

Avantazhi i zikaltërve u dyfishua në minutën e 35-të. Një gabim i Nuno Tavares u shfrytëzua nga Denzel Dumfries, i cili shërbeu për Lautaro Martínez dhe kapiteni argjentinas e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë për 2-0.

Në pjesën e dytë, Lazio tentoi të reagonte me rastet e krijuara nga Noslin dhe Boulaye Dia, por portieri Josep Martínez ishte vendimtar për Interin.

Minutat e fundit u shoqëruan me tension në fushë pas një ndërhyrjeje të ashpër të Pedro Rodríguez ndaj Dimarcos, çka shkaktoi përplasje mes lojtarëve. Megjithatë, vërshëllima finale vulosi suksesin e madh të Interit, që feston një tjetër trofe në historinë e klubit.