Nuk e di a po bie qeveria, por FAMILJA ka “rënë”

Nuk e di a po bie qeveria, por FAMILJA ka “rënë”

Para pak ditësh një bashkëmoshatari im, iu bashkua protestës pranë Ministrisë së Arsimit e më pas edhe në vendet e tjera ku kishin qarkulluar protestuesit. Ishte bërë “palë” për të kuptuar logjikën, arsyen konkrete, përse-në e dhunës dhe çfarë kërkonin të arrinin.

Në përfundim të një dite që ai e nisi në mëngjes dhe e bitisi diku afër mesnatës, komunikuam në telefon. Natyrisht e pyeta për përshtypjen që pati.

Biseda ishte interesante. Analiza që miku im i kishte bërë situatës ishte akoma edhe më interesante.

Pak a shumë fabula e diskutimit ishte që “zotërimin” e rrugëve dhe organizimin e kaosit e ka marrë në dorë ata që vetëquhen “GEN Z”. Të rinj të cilët e konceptojnë atë që po bëjnë sin je lojë “Counter Strike”.

Më tregoi gjatë bisedës që ky brez 15-16-17 vjeçarësh, disa nën ndikimin e alkolit e disa nën ndkikimin e substancave iu dukej situata si në lojën GTA dhe bënin strategji se ku do hidhnin një kapsoll që kur policia t ë afrohej ata të dilnin nga pas e t’i godisnin më shkopinj e çtë mundnin.

Në një moment të bisedës e pyes bashkbiseduesin tim: “Po nuk pati asnjë rast që ndonjë prind të vinte dhe t’i thosh fëmijës së vet “MJAFT”?

Përgjigja ishte shokuese. Po, më tha. Erdhën shumë prindër. I pashë nga afër të cilët i thonin fëmijëve edhe disi “kërcënueshëm” që të shkonin në shtëpi. Por përgjigja e “GEN Z” edhe ndaj prindërve ishte harbute dhe totalisht refuzuese.

Kjo pjesë e bisedës më bëri të ndaloj dhe të perceptoj se si kaluam aq shpejt nga “shapka bythëve” tek “ik mos më çaj k…”.

Diku në mendime më hynë rrjetet sociale. Personalisht kam shumë vite që “denoncoj” pasojat e rrjeteve sociale në ndikimin e jetës, sidomos të brezit të ri. Ata rrinë e shohin aty vila, jahte, Dubai, Monte Karlo, Hermes, Guçi e lloj soj luksi. Dhe mendojnë që duhet të jetojnë ashtu. Mendojnë që duhet ta kenë, dhe ta kenë sot.

Dhe këtu logjika të çon automatikisht tek familja. Familjet të cilët në përgjithësi të zënë secili nga prindërit me “punët e veta”, harruan që të kujdesen se si fëmija po rritet. Harroi një pjesë e prindërve shqiptarë që tja shpjegonin fëmijëve që jeta nuk është as Dubai dhe as një jaht. As një xhiro me helicopter dhe as nje reels në Mykonos.

Ndërkohë që “notoja” me këto mendime po shihja dhe televizor. Natyrisht po transmetohej protesta. Pashë një gazetare që iu afrua një vajze dhe e pyeti se cili ishte motivi që ajo ishte në protestë?

Vajza me një mllef të jashtëzakonshëm u përgjigj se ishte ne protestë pasi edhe ajo donte vilë e donte jetë luksoze.

Këtu familja ka “rënë” si institucion

Ndërkohë që prindërit rendnin gjithë ditën për “punët e veta”, fëmijët patën kohë boll të eksplorojnë një botë virtuale dhe të kërkojnë një jetë që nuk është e vetja.

Kam përshtypjen që mosha mesatare në vendet e BE për të blerë një banesë është rreth të 42-44 vjeç. Banesë. Pra një qytetar europian ka mundësi të blejë nje banesë në moshën 44 vjeçare.
Ndërkohë këtu një 17 vjeçare kërkon vilën dhe helikopterin.
Dhe këtu ka rënë familja.

Padiskutim që shteti i ka gabimet më të gjata se vetë kryeministri, e madje ky kryeministër sipas opinionit tim duhet të kishte ikur dje, jo sot, dhe nuk e di nëse shteti do të “bjerë” apo jo.
Por ajo që di dhe kam kuptuar është që…FAMILJA KA RËNË!