VIDEO/ Kush e verifikon Faktoje.al? Fact-check apo përzgjedhje selektive e mediave që duhen sulmuar?

VIDEO/ Kush e verifikon Faktoje.al? Fact-check apo përzgjedhje selektive e mediave që duhen sulmuar?

“Faktoje”, një OJQ që paguhet për të verifikuar lajmet, i ka vendosur një njoftim “mungon konteksti” një lajmi të Gazetës TemA. Problemi është se konteksti që pretendohet se mungon gjendet brenda vetë lajmit.

Do të mjaftonte ta lexonin.

Por problemi me “Faktoje” është më serioz se sa leximi përciptë i lajmeve nga ana e tyre. Që prej nisjes së “Revolucionit Flamingo”, rrjetet sociale gëlojnë nga informacione tërësisht të rreme, video jashtë kontekstit dhe pretendime të fabrikuara, shumë prej tyre nga faqe që mbështesin hapur protestën. Megjithatë, nuk është e qartë mbi çfarë kriteresh disa media përfundojnë vazhdimisht nën lupën e “Faktoje”, ndërsa një pjesë e madhe e këtij lumi dezinformimi kalon pa të njëjtën vëmendje.

Kur përzgjedhja është kaq selektive, s’ka se si të mos kemi hije dyshimi për njëanshmërinë e kësaj OJQ-je

Sidomos nisur nga fakti se kjo organizatë nuk jep opinione. Përkundrazi, vlerësimi i saj i ul një mediaje shpërndarjen në rrjetet sociale, duke i hequr mundësinë e monetizimit.

Pastaj vjen pjesa më interesante: për t’u hequr këto raportiime, medias i kërkohet të publikojë një “korrigjim”, duke cituar shprehimisht FAKTOJE.AL dhe t’ia dërgojë organizatës linkun e korrigjuar.

Ndoshta kjo është thjesht procedurë. Ndoshta jo. Por meqë bëhet fjalë për një organizatë që financohet për të prodhuar fact-check-e, të bën të dyshosh se sa më shumë ‘gabime’ gjen dhe sa më shumë media detyron të publikojnë korrigjime me emrin e FAKTOJE, aq më mirë duken edhe statistikat që ka për t’u treguar financuesve.

Kur paguhesh për të gjetur gabime, ekziston gjithmonë rreziku që të fillosh t’i kërkosh edhe aty ku nuk janë.

Dhe nëse “Faktoje” është vërtet kaq e shqetësuar për peizazhin mediatik shqiptar, mund të fillojë nga diçka shumë më e thjeshtë se censurimi algoritmik i mediave të përzgjedhura: Të lexojë lajmet deri në fund, para se të bëhet vetë pjesë aktive në dezinformim.

Më poshtë është linku i lajmit të gazetës TemA dhe deinzformimi i Faktoje.al. /TemA

https://www.gazetatema.net/rajoni/prishtina-nuk-i-pergjigjet-thirrjes-per–ne-tirane-vetevendosja-organ-i593690