Pasi shkulën nga bulevardi pollakat përkujtimore të katër të vrarëve me 21 Janar dhunuesit ironizojnë duke vendosur mesazh në vendin e përkujtimores
“21 Janar ka përditë” kanë shkruar këto palaço me bojë të kuqe në bulevardin para kryeministrisë që kanë kaq kohë që dhunojnë Tiranën, policinë, institucionet, bizneset dhe qytetarët duke ngatërruar sjelljen e butë të shtetit me dobsinë.
Kurse parulla se “21 Janar ka përditë” ka për qëllim një intrigë të pashpresë që vrasja e katër qytetarve pa maska dhe bomba molotov në bulevard me duar në xhepa, të duket si gjë e zakonshme dhe kjo nuk është parullë e thjeshtë por një vepër e banditëve të Sali Berishës, për të bërë amnisti publike për një nga krimet e tij të pa dënuara dhe gjykuar, duke menduar se do mundin të vendosin shenjën e barazimit banditizmin e maskave dhe kapuçonëve me protestat e 21 Janarit.

