Hetimi për Nesti Angonin: Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë kallëzimin e Veliajt!

Hetimi për Nesti Angonin: Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë kallëzimin e Veliajt!

Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështje e kompetencës mbi kallëzimin e Erion Veliajt për Nesti Angonin. Sipas Gjykatës së Lartë çështja duhet shqyrtuar nga Gjykata e Tiranës.

Prokuroria e juridiksionit të Qarkut Tiranë vendosi mosfillim të procedimit për të cilin mbrojtja pretendoi se vendimi erdhi pas 3 muajsh, dhe jo brenda 15 ditësh që parashikon ligji, teksa depozitoi ankim në Gjykatën e Tiranës. Por kjo gjykatë nuk u shpreh dhe ia kaloi Gjykatës së Posaçme.

GJKKO vendosi në Dhomë Këshillimi dërgimin e çështjes për zgjidhjen e konfliktit sa i takon kompetencës në Gjykatën e Lartë.