Kryeministri Edi Rama prezantoi më 25 tetor 2026 një paketë të re ligjore dhe ndryshime në ligjin “Për tubimet”, të frymëzuar nga modeli francez (“kush thyen, paguan”), pas protestave të dhunshme në Tiranë.
Masat dhe gjobat kryesore
1- Kufizimi i tubimeve: Policia mund të kufizojë përkohësisht protestat deri në 72 orë pranë institucioneve shtetërore, shkollave, spitaleve, objekteve të kultit dhe monumenteve, kur ka rrezik real për dhunë.
2- Pjesëmarrja në protesta të paligjshme: Gjoba nga 10,000 deri në 100,000 lekë të reja për çdo pjesëmarrës në tubime pa leje ose që nuk i bindet urdhrit të policisë për t’u larguar.
3- Fshehja e identitetit: Gjobë prej 500,000 lekë të reja për person për ata që fshehin identitetin gjatë protestave (maskimi).
4- Bllokimi i qarkullimit: Gjobë prej 5,000 lekë de reja për çdo pjesëmarrës që bllokon qarkullimin.
5- Qëndrimi në turmë të dhunshme: Kush qëndron në një turmë duke e ditur se po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona gjobitet deri në 500,000 lekë (përjashtohen gazetarët, mjekët dhe vëzhguesit).
6- Rrjetet sociale: Autoritetet fillimisht do të kërkojnë fshirjen e postimeve që nxisin dhunë; në rast mos-fshirjeje ose përsëritjeje, do të nisë ndjekja penale.
7- Dëmshpërblimi i bizneseve: Përmes një akti normativ, bizneset e vogla të dëmtuara do të kompensohen deri në 100% të dëmit, kurse bizneset e mëdha deri në 70%. Faturimi i dëmeve do t’u bëhet autorëve përgjegjës.
Reagimet
Komisioni Europian: Reagoi duke bërë të ditur se është në dijeni të njoftimit të paketës, por sqaroi se as vetë Komisioni dhe as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në hartimin e saj.

