Kush është Drejtoresha e Burgjeve Bodo me mision për t’i treguar “muskujt” e qeverisë Veliajt?!

Kush është Drejtoresha e Burgjeve Bodo me mision për t’i treguar “muskujt” e qeverisë Veliajt?!

Çudia e Ramës ku për herë të parë burgjet kanë një femër në drejtim është juristja Sadleva Bodo.

Znj. Sadleva Bodo është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve në tetor 2026, duke u bërë gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që mban këtë pozicion. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë Adriatik Kupin pas dorëheqjes së tij.

Ajo ka lindur më 29 janar 1988 dhe është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës (viti 2010). Ka kryer studime pasuniversitare jashtë vendit, konkretisht në Wayne State University (SHBA) dhe në Maastricht University (Holandë), si dhe ka ndjekur trajnime në Harvard Kennedy School. fakte këto të cilat Rama i ka shumë për zemër megjithse shumica e tyre janë analfabet funksional të shkolluar me pagesë dhe jo me merite dhe janë këto dhe paaftësia e tyre që e kanë kthyer administratën në një bordello të madhe korrupsioni.

Ajo ka shërbyer si këshilltare ligjore e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) Hajnos dhe në fund Ketës pra një bashkëpuntore e SPAK.

Më herët, ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës për Integrimin Europian dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme (2018–2021) një pozicion tejet qesharak që nuk ka asnjë arsye që të funksionoi një drejtori e tillë në Ministrin e Brëndshme

Prej dhjetorit të vitit 2022, është gjithashtu anëtare e Dhomës Kombëta.re të Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ku merre edhe një pagë ekstra

Vetëm pak ditë pas emërimit të saj (më 23 tetor 2026), emri i znj. Bodo u përfshi në një valë dorëheqjesh dhe ndryshimesh të gjera që përfshinë rreth 20 drejtues të institucioneve kyçe të administratës publike në Shqipëri që sipas urdhëresës së Ramës edhe ajo duhet të dorhiqej pavarësisht kohës së shkurtër në detyrë, por Sedleva deri tani ka treguar se mund të bëjë edhe të fortën edhe hakmarrësen, duke i shërbyer antiligjit dhe falangave antishtet në SPAK dhe BKH, natyrisht me bekimin e Edi Ramës.

Koha do e vërteoi se si qëndron e vërteta dhe a do e kaloj lehtë drejtoresha trimërin e saj duke shkelur ligjin me një të burgosur të rangut të Veliajt i cili i rritet disa herë shkalla e vështirësisë se ushtrimit të detyrës së K/bashkiakut duke e larguar sa më larg nga qyeti i Tiranës. /Ekskluzive.al