Përse u transferua Veliaj? Çfarë ndryshoi në kushtet e qëndrimit të tij në Durrës? Cila nevojë konkrete e bëri të domosdoshme dërgimin në Fier?
Këto pyetje nuk marrin përgjigje vetëm me faktin se administrata ka kompetencë të kryejë transferime. Kompetenca duhet të shoqërohet me arsyetim. Ligji për trajtimin e të burgosurve parashikon shkaqe konkrete transferimi, mes tyre sigurinë, mbipopullimin, nevojat e hetimit e gjykimit dhe rrethanat shëndetësore apo familjare. Institucioni duhet të sqarojë se cili shkak zbatohet në këtë rast.
Veliaj e ka kundërshtuar publikisht vendimin, duke pretenduar se atij dhe avokatit nuk u është vënë në dispozicion dokumenti që urdhëron transferimin. Ky është pretendim i tij dhe kërkon verifikim e përgjigje institucionale. Por rëndësia e tij është e qartë: Një person që ndodhet nën kontrollin e shtetit duhet të ketë mundësi të ketë informacion dhe të kundërshtojë vendimet që prekin trajtimin e tij.
A ishte kjo një lëvizje për ta dëmtuar moralisht? Mungesa e një arsyetimi publik të qartë ushqen perceptimin e një largimi ndëshkues, të një “internimi” brenda sistemit penitenciar.
Koha do e vërteoi se si qëndron e vërteta dhe a do e kaloi lehtë drejtoresha “trimërinë” e saj, duke shkelur ligjin me një të burgosur të rangut të Veliajt, i cili i rritet disa herë shkalla e vështirësisë se ushtrimit të detyrës së K/bashkiakut duke e larguar sa më larg nga qyeti i Tiranës.
Konkluzioni është se Erion Veliaj është i burgosur dhe tani edhe i internuar dhe po trajtohet si një vrasës i rrezikshëm nga vetë partia e tij, që siç duket ka qenë ajo në bashkëpunim me SPAK që kanë krijuar Nesti Angonin, duke e burgosur për arsye politike… duke e parë si një pengesë të rrezikshme për pushtetin e Ramës, i cili sot në fakt edhe nga turmat është i pasigurtë. /Ekskluzive.al

