HomeKronike

VIDEO/ Aksident në Gramsh, “Roveri” përplas autobusin dhe e nxjerr jashtë rruge

VIDEO/ Aksident në Gramsh, “Roveri” përplas autobusin dhe e nxjerr jashtë rruge

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Gramsh-Moglicë.

Incidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur ‘kthesa e Bresnikut”. BalkanWeb mëson se vetura tip Rover u përplas me autobusin që transportonte punëtorët e HEC-it të Moglicës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga përplasja e fortë ka vetëm dëme materiale.

aksident-ne-gramshc-1aksident-ne-gramsh-2