Nga manaxhimi manual te tregtia digjitale…

Nga manaxhimi manual te tregtia digjitale…

Nga Greta Allushi – PR & Engagement Outreach of Infinitron

Digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si funksionon tregtia. Nga menaxhimi i shitjeve te furnizimi dhe marrëdhëniet me furnitorët, teknologjia po u jep bizneseve mundësinë të punojnë më të organizuar, të kursejnë kohë dhe të marrin vendime më të informuara.

Për një market të vogël, çdo ditë është një seri procesesh që kërkojnë vëmendje: shitjet, kontrolli i arkës, inventari, porositë dhe komunikimi me furnitorët. Secili prej tyre është i rëndësishëm për funksionimin e biznesit, por kur menaxhohen në mënyrë manuale dhe përmes kanaleve të ndryshme, mund të konsumojnë kohë dhe të krijojnë vështirësi në organizim. Mjafton të mendojmë për fundin e një dite pune.

Pas orëve të kaluara në shërbim të klientëve, pronari duhet të kontrollojë arkën, të përllogarisë xhiron dhe të verifikojë shitjet.  Një pronar ose një punonjës I një marketi të vogël, mund ta imagjinonojë vetëm për një moment sikur ta përfundonte ditën e punës pa pasur nevojë që, pas orëve të lodhshme në shërbim të klientëve, të numëronte paratë në arkë, të kontrollonte kartëmonedhat dhe të bënte përllogaritje me makinë llogaritëse për të verifikuar xhiron ditore.

Ju mjafton sikur vetëm të imagjinonojnë sikur, në vend të gjithë kësaj pune, të mjaftonte një klikim për të parë sa kanë shitur, sa të ardhura kanë realizuar dhe cilat produkte janë shitur më shumë. Pa shqetësimin nëse mungojnë para në arkë apo nëse është bërë ndonjë gabim gjatë dhënies së kusurit. Kjo është një nga përparësitë që mund të sjellin pagesat elektronike, kur shoqërohen me sisteme të përshtatshme për regjistrimin dhe menaxhimin e shitjeve.

Pra, një proces që mund të ishte shumë më i thjeshtë nëse informacioni do të ishte i organizuar dhe i aksesueshëm në kohë reale. Pikërisht këtu nis vlera e teknologjisë: jo thjesht në automatizimin e një veprimi, por në krijimin e një mënyre më efikase të menaxhimit të përditshëm.

Çdo proces nis që nga të dhënat e vijon deri tek vendimet më të mira Një pasqyrë e qartë e shitjeve i mundëson biznesit të kuptojë më mirë performancën e tij. Cilat produkte shiten më shumë? Cilat kanë kërkesë më të ulët? Sa është xhiroja ditore? Çfarë duhet të riplanifikohet? Kur këto të dhëna regjistrohen dhe organizohen në mënyrë sistematike, pronari nuk mbështetet vetëm te kontrollet manuale apo te vlerësimet personale. Ai ka më shumë informacion për të planifikuar aktivitetin dhe për të marrë vendime që i përgjigjen nevojave reale të biznesit.

Por menaxhimi nuk përfundon te shitja. Furnizimi, nga ana tjetër është hallkë e rëndësishme e tregtisë Pas çdo produkti të shitur qëndron një proces furnizimi. Mbajtja nën kontroll e stokut, identifikimi i produkteve që mungojnë dhe planifikimi i porosive janë pjesë thelbësore e aktivitetit të një marketi. Shpesh, këto procese realizohen përmes telefonatave, mesazheve dhe shënimeve të shpërndara. Kjo e bën koordinimin më të vështirë, veçanërisht kur një biznes bashkëpunon me disa furnitorë dhe distributorë.

Një organizim më i mirë i informacionit mund të ndihmojë në identifikimin e nevojave për furnizim, planifikimin e porosive dhe përmirësimin e komunikimit mes palëve. Kështu, shitjet dhe furnizimi nuk trajtohen më si dy procese të shkëputura, por si pjesë të së njëjtës strukturë menaxhimi. Ajo qe duhet kuptuar është se një tregti më e lidhur duhet të jetë edhe më e organizuar

Dhe kur organizimi bëhet një sfidë, atëherë mjafton të mendosh vetëm sesi një market që më parë shpenzonte rreth 45 minuta çdo ditë për kontrollin e arkës dhe inventarit. Me një sistem digjital, këto procese mund të kryhen për afërsisht 10 minuta. Kjo do të thotë 35 minuta të kursyera në ditë ose rreth 17.5 orë në muaj, duke llogaritur 30 ditë pune. Në praktikë, kjo kohë mund t’i kushtohet shërbimit ndaj klientëve, organizimit të marketit apo planifikimit të furnizimit. Pra, përfitimi nuk qëndron vetëm te një kontroll më i shpejtë, por edhe te mundësia që pronari të përqendrohet më shumë te zhvillimi i biznesit.

Kjo sepse e ardhmja e tregtisë, nuk varet vetëm nga mënyra se si konsumatorët kryejnë pagesat. Ajo lidhet edhe me mënyrën se si bashkëpunojnë bizneset, furnitorët dhe distributorët. Përmirësimi i këtij bashkëpunimi kërkon më shumë transparencë, informacion të strukturuar dhe procese që reduktojnë komunikimet e panevojshme dhe humbjen e kohës. Për bizneset e vogla, ku burimet dhe koha janë shpesh të kufizuara, këto ndryshime mund të bëjnë një diferencë të rëndësishme.

Në Infinitron besojmë se digjitalizimi duhet të nisë nga nevojat reale të biznesit. Teknologjia ka vlerë kur thjeshton proceset, optimizon kohën dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi. Nga shitja te menaxhimi i stokut, nga planifikimi i porosive te komunikimi me furnitorët, çdo hallkë mund të funksionojë më mirë kur mbështetet në zgjidhje të organizuara dhe praktike. Sepse një biznes më efikas nuk është domosdoshmërisht ai që punon më shumë, por ai që di ta përdorë më mirë kohën, informacionin dhe burimet që ka në dispozicion.

Teknologjia në shërbim të biznesit.