HomeAktualitetDebat

Rama protestuesve të “berihajt” : 500 mijë veta të dalin në shesh, nuk mjaftojnë për të ndalur investimin! Kam marrëveshje me më shumë shqiptarë se kjo shumë

Rama protestuesve të “berihajt” : 500 mijë veta të dalin në shesh, nuk mjaftojnë për të ndalur investimin! Kam marrëveshje me më shumë shqiptarë se kjo shumë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorë të Zvërnecit, për të folur për resortin luksoz që është planifikuar të ndërtohet atje.

Në mesin e të pranishmëve në takim,kishte dhe nga ata që shprehën pa rezerva dakordësinë e tyre për realizimin e investimit.

“Nuk ka asnjë që të thotë që nuk jemi dakord të mos bëhet ky investim. Investimet që pasojnë njëri-tjetrin janë shumë të mira, si aeroporti p.sh., edhe ky lloj biznesi që është shumë i fuqishëm është shumë i mirë. Por u desh një shpjegim juridik, që u bë me bashkinë, njerëzit u sqaruan”,- tha një banor.

Shefi i ekzekutivit u theksoi banorëve se fjalën e fundit përsa i përket pretendimeve mbi pronësinë, e ka gjykata. Për protestat që zhvillohen në Tiranë, Rama tha se edhe sikur 500 mijë persona të dalin në protestë, ndërtimi i resortit nuk do anulohet, dhe si rrjedhojë i dha një përgjigje edhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë.

“Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS”,- tha Rama.