Artur Shehu është shfaqur mbrëmjen e djeshme në Opinion te Blendi Fevziu duke treguar versionin e tij sa i takon çështjes së Zvërnecit.
Ajo që ra në sy dhe foli më shumë ishte reagimi i ish deputetit të Vlorës, kryetar i Partisë Mundësia Agron Shehaj kur u shfaq Shehu.
Ky i fundit zgjodhi që ta përshëndeste nga ekrani.
Nuk dihet ende se cila është marrëdhënia dhe raporti i tyre përtej atyre që shihet në televizor.
Nëse shohim kronologjinë e protestës së Shtunë, Shehaj reagoi veç kur u vendos nën presionin e mediave dhe rrjeteve sociale se pse nuk po reagonte.
Ndërkohë, në rastin e fundit ka zgjedhur që më herët të deklarojë se investitorit duhet t’i shtrohet tapet i kuq.

