Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare boksieri irlandez, tre muaj pas nokautit që e la në koma

Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare boksieri irlandez, tre muaj pas nokautit që e la në koma

Boksieri irlandez Lee Reeves ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda gjatë një ndeshjeje boksi në Dublin. Lajmi i trishtë u bë i ditur të martën nga promotori i tij, Queensberry.

Reeves pësoi lëndime të rënda në muajin gusht, pasi u mposht me nokaut nga bashkëkombësi Gary Calley, gjatë një përballjeje në kategorinë e peshave të lehta welter.

Sipas mediave lokale në qytetin e tij të lindjes, Limerick, pas ndeshjes boksieri iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u vendos në gjendje kome të induktuar, ku qëndroi për rreth tre muaj.