“Edhe të martuarit kanë shpirt”! Monika Lubonja tërheq vëmendjen me mesazhin për dashurinë jashtëmartesore

“Edhe të martuarit kanë shpirt”! Monika Lubonja tërheq vëmendjen me mesazhin për dashurinë jashtëmartesore

Aktorja Monika Lubonja ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka ripostuar në profilin e saj në Instagram një fragment nga deklarata e shkrimtarit Primo Shllaku në emisionin “Se Luan Topi”.

Gjatë intervistës së transmetuar të shtunën, Shllaku foli për dashurinë dhe marrëdhëniet jashtëmartesore, duke marrë shkas nga libri i tij “Pesha e padurueshme e pafajësisë”. Në këtë vepër, personazhi kryesor është një djalë i ri që bie në dashuri me një grua të martuar.

I pyetur nga moderatorja nëse edhe një person i martuar ka të drejtë të përjetojë një dashuri jashtë martesës, shkrimtari u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se ndjenjat njerëzore nuk mund të kontrollohen gjithmonë.

“Edhe të martuarit kanë shpirt mor, martesa është kontratë, por nuk asht thamje e shpirtit njerëzor”, u shpreh Shllaku.

Më tej, ai argumentoi se askush nuk e planifikon të bjerë në dashuri, pasi sipas tij, kjo është një ndjenjë që mund të vijë përtej vullnetit dhe qëllimeve të njeriut.

“Na ndihemi që kemi ra në dashuri dhe pastaj e kemi shumë më pak veten në dorë sesa e kishim para se me ra në dashuri”, tha shkrimtari.

Deklarata e tij duket se ka gjetur dakordësinë e Monika Lubonjës, e cila zgjodhi ta ndajë me ndjekësit e saj këtë fragment të intervistës.