Tirana mirëpret sot Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, e cila do të bëjë bashkë mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni, si dhe përfaqësues të politikës evropiane dhe ekonomistë të njohur.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një mesazh për zhvillimin e konferencës në kryeqytetin shqiptar.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë


